Nga Dritan Kurti
Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat stinore.
Në spitalin e Burrelit paraqiten nga 35 deri në 40 raste në 24 orë. Por për mjeken pediatre Marsida Kurti situata nuk është shqetësuese pasi një numër i tillë është normal në këtë periudhë.
Kurti tha se fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë, të vjella, diarre, dhimbje fyti etj. Sipas Shefes së Repartit të Pediatrisë në Spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit, Marsida Kurti, një numër jo pak fëmijësh paraqiten edhe me sëmundje të lëkurës që vijnë kryesisht nga frekuentimi i pishinave apo plazheve.
Nga ana tjetër, mjekja pediatre Marsida Kurti këshillon prindërit që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët e tyre gjatë stinës së verës si për higjienën, të ushqyerit e shëndetshëm si dhe përdorimin e kremrave mbrojtës gjatë frekuentimit të plazheve apo pishinave.
Mosha më e prekur nga virozat stinore është nga 0 deri në 6 vjeç./vizionplus.tv