VAR-i e gjyqtaret sjellin tension, Atalanta e Lazio në gjysëmfinale, Milan e Roma akuzojnë

8 months ago 30
Reklamë

Pas Fiorentines, dy skuadrat e radhës prenë një biletë për në gjysmëfinalen e kupës së Italisë ishin Atalanta dhe Lazio.

Mirëpo përtej skuadrave të kualifikuara, lajm i ditës në Itali janë polemikat që vijojnë mes kampionatit dhe kupës për vendimet e gjyqtarëve dhe efikasitetin e sistemit VAR. Në të dyja ndeshjet çerekfinale pati  polemika dhe akuza për vendimet e gjyqtarëve.

Në San Siro Milani kaloi në avantazh përmes një goli të  Rafael Leaos në limitin  e pjesës së parë, mirëpo bergamaskët barazuan pak çaste me vonë ende pa u mbyllur kjo pjesë pas një aksioni të bukur finalizuar nga Kopmeiners.

Në minutën e 59 episodi i parë që tërboi kuqezinjtë. Një duel në zonë mes mbrojtësit të ri Himenez dhe Mirancuk bëri që gjyqtari Di Belo të vendoste për një penallti në favor të Atalantes, ndonëse pamjet e ritransmetuara tregojnë më së shumti një prekje të topit nga mbrojtësi kuqezi.

Milan i beson më shumë zbritjeve të shpejta të Leaos dhe gjuajtjeve të Pulisic dhe Musah në distancë, ndërsa De Ketelaer dhe Mirancuk nga ana tjetër shkuan afër golit të tretë. Në fund shtesë episodi tjetër që acaron Milanin.

Prekja me dorë e mbrojtësit mik Holm,  gjykohet si e rregullt nga gjyqtari dhe vërshëllima e tij e fundit shkakton revolta që sjellin edhe kartonin e kuq të Mirantes. Përtej polemikave Atalanta do të luajë në gjysmëfinale me Fiorentinen. Tek bergamaskët tjetër provë e madhe prej liderit  Berat Gjimshitit.

Tensione, incidente, kartona të kuq dhe polemika edhe në derbin Lazio-Roma, fituar nga bardhekaltrit 1 me 0 falë një goli me penallti të Xakanjit. Ndeshje e cila në Pragë nisi me hedhjen e fishekzjarrëve mes dy tifozerive, pastaj në pjesën e parë sfida ishte e ekuilibruar dhe pa shumë raste.

Episodi që vendosi takimin erdhi në fillim të pjesës së dytë. Hujsen shkakton penallti pas ndërhyrjes së Kastellanos, dhe nga pika e bardhë e penalltisë Xakanji nuk gabon.

Deri në fund përveç tre kartonave të kuq të Pedros, Azmun dhe Mancinit rezultati nuk ndryshoi më, dhe Lacio tani pret fituesen e çiftit Juventus-Frosinone që luhet sonte. Zhoze Murinjo nuk i kurseu akuzat me ironi drejt gjyqtarit Orsato për mënyrën sesi menaxhoi ndeshjen./vizionplus.tv

Read Entire Article