Vdes sapo futet në ujë 67-vjeçarja në Durrës

2 months ago 34

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës pasi sipas policisë ka pësuar atak kardiak. Ngjarja dodhi pasi gruaja u fut për t’u parë në ujë.

Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo  ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article