Veliaj inspekton shkollat: Të hënën prindërit të shmangin sa të munden përdorimin e makinës

2 months ago 29

Turin e inspektimeve në shkollat e kryeqytetit, para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e mbylli në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Njësinë 8.

‘‘Misto Mame’ është një nga shkollat me performancën më të lartë në Tiranë. Ndonjëherë, nga mania për t’i çuar fëmijët në shkolla në qendër të Tiranës, harrojmë se ka super shkolla te “Medreseja”. Kjo është një shkollë e ndërtuar nga administrata e Tiranës në 2008 – e theksoj këtë sepse vetëm dy administrata kanë bërë shkolla në Tiranë, administrata e Edi Ramës dhe administrata jonë, se për të tjerët e dimë që, mirë që nuk ndërtuan asnjë shkollë, por nuk të lënë as të punosh”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u kërkoi prindërve që ditën e hënë të mos e përdorin automjetin për të çuar fëmijët në shkollë, por të ecin bashkë me ta, për të shmangur trafikun.

“Dua ta përdor këtë mundësi për të bërë një apel për ditën e hënë, kur fillon shkolla. E ka bërë këtë apel Policia Bashkiake, Policia e Rrugore, Policia e Shtetit, sepse është shumë shumë e rëndësishme, sidomos në lagje të tilla, kur tani ka edhe shkolla të reja në thuajse çdo lagje, se nuk ka sens t’i hipim makinës për të çuar fëmijët në shkollë. Ato 200-300 metra rrugë, këshilla për prindërit është: Merrini fëmijët për dore, flisni me ta, lehtësojini pak nga emocionet”, tha Veliaj.

Nga dita e hënë do të hyjë në fuqi udhëzimi që përcakton se mjetet e furnizimit të dyqaneve dhe marketeve nuk mund të qarkullojnë nga ora 7:00 deri në orën 9:00. /vizionplus.tv

Read Entire Article