Vëllai i Xhemal Lokës: Nuk kishte dhunë në çift! Armën e vunë pas ngjarjes, kam kërkuar të pi kafe me vëllezërit e Bedries

8 months ago 29
Reklamë

Fatmir Loka, vëllai i Xhemal Lokës, bashkëshorti i Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë, në një prononcim për media tha se vëllai i tij është i pafajshëm.

Ai tha se shkak i vetëvrasjes ishte TikTok-u, që ia kishte hapur goca e tezes së saj, ndërsa sipas tij nuk kishte dhunë në çift.

“Shkak i vetëvrasjes është TikT0k, që ia ka hapur goca e tezes së saj. Nuk kishte asnjë lloj dhunë në çift“, tha Fatmir Loka.

Ndërsa për armën e gjetur në banesë, ai tha se armën e kanë vënë pas ngjarjes dhe se do ta denoncojë.

“Ta gjejnë se kush e ka futur armën, nuk ka patur armë në banesë. Nuk mundem ti vë gisht dikujt. Ata që e kanë vënë ta gjejë policia. Do të denoncojmë për armën se kush e ka vendosur”, tha ai për Breaking në Top News.

“Fëmijët janë në shtëpi të vet. S’kam pasur kohë, pasi kam dashur të kërkoj të drejtat e vëllait tim. Me familjarët e të ndjerës kemi pasur komunikim vetëm nëpërmjet mediave. Kam kërkuar që të shkoj edhe të pi kafe te vëllezërit e Bedries por nuk më kanë pranuar”, tregon ai.

Top Channel

Read Entire Article