Duhej derbi i zhvilluar para dy ditësh që Partizani të rikthehej të fitoret. Të kuqtë ia dolën të merrnin 3 pikët me përmbysje në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 2-1. Tedi Cara, i cili është i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus, realizoi golin e fitores për Partizanin. Ky sukses ishte i pari në derbi për trajnerin e Partizanit Orges Shehi, i cili më herët e ka fituar me Tiranën.
Por për rezultatin e mirë, Cara tha se ndryshe nga ajo që ndodh në kampin e Tiranës, tek Partizani nuk ka presi para derbit. Sipas tij, derbi konsiderohet si një ndeshje e radhës dhe ana psikologjike ndikoi në rezultatin pozitiv.
“Përjetimi në kampin e Tiranës ka më shumë presion, ndërsa për ne është një ndeshje radhe. Edhe pse ishim në krizë, nuk kishim presion. Na lënë të qetë. Dhe kur jemi në fushën e lojës na kuptojnë. Ne jemi mirë në anën psikologjike. Kur hyn në derbi për të fituar kishim besim, sepse kemi qenë edhe superior ndaj Tiranës. Besimin e kishim që do e fitonim këtë ndeshje”, tha Cara./vizionplus.tv