Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se është qëlluar me armë ndaj Selami Brahimit, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.
Lexo edhe :
Related Posts
Atentati ndaj tij është bërë në lagjen “10 Korriku”. Brahimi është plagosur me armë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.
Njoftimi:
Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/Vizionplus.tv/