VIDEO/ Biden bën gafën e radhës, quan Zelenskyn presidenti Putin

4 months ago 29

Mes shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij mendor, duket se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk i ndal gafat.

Gjatë një adresimi të tij para liderëve të NATO-s dhe medies, ai ngatërroi Zelenskyn me Putin.

“Tani dua t’i jap fjalën Presidentin të Ukrainës, Putin”, dëgjohet të thotë Biden.

“Ai do të mundë presidentin Putin. Presidenti Zelensky”, tha Biden, duke u korrigjuar shpejt.

NOW – Biden: “And now I want to hand it over to the President of Ukraine… ladies and gentlemen, President Putin.” pic.twitter.com/tELnNtTIcC

— Disclose.tv (@disclosetv) July 11, 2024

“Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për këtë.”

Mbështetja për Ukrainën ka qenë një gur themeli i politikës së jashtme të Bidenit dhe ka qenë qendrore në diskutimet gjatë samitit të NATO-s të kësaj jave.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbështetje shtesë ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse si pjesë e samitit.

Por gafa e Bidenit do të tërheqë vëmendje të konsiderueshme pasi ai shmang thirrjet nga disa demokratë për t’u larguar nga gara presidenciale, pas performancës së tij katastrofike në debat përballë Donald Trump.

Demokratët kanë shprehur shqetësime se Bidenit i mungon mprehtësia mendore dhe qëndrueshmëria për të bërë një fushatë energjike kundër ish-presidentit Trump./vizionplus.tv

Read Entire Article