Reshje të shumta shiu shoqëruar me stuhi dhe breshër kanë “pushtuar” qytetin e Bilishtit mesditën e sotme.
Reshjet kanë qenë aq të dendura sa kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugët e këtij qyteti, për shkak të mbushjes së pusetave të ujërave të përdorura.
Reshjet janë shoqëruar me breshër në qytet, por edhe fshatrat e kësaj bashkie, ku pritet të ketë dëme kryesisht në mollë. /vizionplus.tv