VIDEO/ Dalin pamje të reja nga sulmi me shpatë në Londër, adoleshenti që mbeti i vrarë ishte duke shkuar në kishë

4 months ago 21
Reklamë

Mediat britanike kanë publikuar pamje të reja nga ngjarja e tmerrshme e një dite më parë ku një 36-vjeçar sulmoi me shpatë një adoleshent në një stacion metroje në veri-lindje të Londrës, dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.


Siç shihet edhe në video 36-vjeçari ka sulmuar me shpatë një grup të madh personash, ku pesë prej tyre mbetën të plagosur ndërsa një 14-vjeçar humbi jetën.

Mes të plagosurve ishin edhe dy oficerë policie, të cilët ndodhen ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që njëri nga oficerët rrezikonte të humbiste njërin krah për shkak të plagëve të marra.

Mediat angleze bëjnë me dijes e 14-vjeçari ishte duke shkaur në kishë në momentin që ëhstë goditur me shpatë nga 36-vjeçari.

Rrethanat rreth sulmit janë duke u hetuar, por nuk besohet të ketë lidhje me “ndonjë akt terrorist”, shkruan BBC. Kryeministri Rishi Sunak e përshkroi sulmin si “tronditës”, duke shtuar: Dhunë e tillë nuk ka vend në rrugët tona. Mbreti Charles mbrëmë përshëndeti guximin e policëve të thirrur në vendngjarje.

Read Entire Article