Video e koleksionit, makinat ishin dashuria e dytë e Vassilis Karras, pasioni që mbante të fshehur

10 months ago 16

Një nga këngëtarët më të mëdhenj të folklorit të dekadave të fundit në Greqi dha frymën e fundit të dielën. Vassilis Karras u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe dhjetëra suksese. Prej disa kohësh ai ishte tërhequr nga muzika, pasi po luftonte me një sëmundje të rnëdë.

I lindur në Kokkinohor të Kavallës, ai jetoi që në moshën 16-vjeçare në Selanik , ku u shfaq për herë të parë në klubin e natës “Prosfygas” në Evosmos.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga riparimi i makinave, që ishte dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës, ai u bë një idhull, një nga artistët më të mëdhenjtë e dekadave të fundit.

Në videon e mëposhtme, shohim garazhin e Vassilis Karras, në të cilin ai kishte ruajtur disa nga makinat dhe motoçikletat e tij të preferuara.

Në koleksionin personal të këngëtarit të ndjerë thuhet se gjenden rreth 20 makina, duke përfshirë BMW, Mercedes, Ford, Jaguar , një Scarab, një 2CV, një Citroen GS dhe shumë të tjera. Së bashku me disa motoçikleta, shumica e tyre të ndërtuara para Luftës së Dytë Botërore.

Ky koleksion i jashtëzakonshëm fsheh thesare të vërteta dhe në gjendje të shkëlqyer, pasi ata që ishin afër këngëtarit e dinin dashurinë e tij për makinat dhe mirëmbajtjen e tyre.

Read Entire Article