Një pishë shekullore ka rënë pasditen e sotme në aksin Goricë-Drobonik.Mësohet se pema është rrëzuar për shkaqe natyrale pasi pisha ndodhej në një rrafsh kodrinor të pjerrët.
Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve por rënia e saj bllokoi për më shumë se 30-minuta lëvizjen e mjeteve nga lagjia Goricë drejt fshatit Drobonik.
Kanë qenë shërbimet zjarrëfikëse ata që pasi kanë mbërritur në zonë, kanë prerë pemën, duke e copëtuar atë dhe duke e larguar nga rruga, për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor./vizionplus.tv