VIDEO/ Rroba të hedhura në tokë dhe çarçafë të grisur, dalin pamjet nga dhoma e hotelit në Dhërmi ku u vra 31-vjeçari

5 months ago 23

Kanë dalë pamjet nga dhoma e hotelit në Dhërmi, ku dyshohet se është vrarë Eraldo Nevruzi 31-vjeç, i cili punonte edhe si recepsionist në këtë biznes.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa shihet që ambienti i dhomës është tërrësisht i rrëmujshëm, ku në sy bien rrobat e hedhura në tokë dhe çarçafët e grisura.

Por edhe pse personat e shoqëruar në polici kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë, në dhomë nuk identifikohen njolla gjaku.

Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërsa kërkimet e policisë vijojnë në Vuno dhe Dhërmi.

Autori i vrasjes, 43-vjeçari Gerald Shehu u arrestua në aeroportin e Korfuzit, aty ku po priste biletë për të udhëtuar për në Angli.

Policia aktualisht ka po heton mbi dy pista të mundshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e para është ajo e një konflikti momental, ndërsa e dyta për prishje të pazareve të drogës.

Vizion Plus ka mësuar se dy personat, viktima dhe autori ishin miq me njëri-tjetrin, madje të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Anglia dhe kishin bërë plane për nisjen e një biznesi sëbashku./vizionplus.tv

Read Entire Article