VIDEO/ Të kapur për dore duke u kthyer në banesë, pamjet disa momente para se 41-vjeçarja shqiptare të vritej nga partneri

8 months ago 15
Reklamë

Këto janë momentet pak para ngjarjes së rëndë, ku 41-vjeçarja shqiptare Xhorxhia Murati do të vritej nga partneri i saj e më pas do të groposej në një zonë të shkretë.

Në videon e siguruar nga mediat greke, 41-vjeçarja shfaqet dorë për dore me partnerin, pasi ky i fundit e kisha marrë nga puna dhe po ktheheshin në shtëpinë e tyre, si shumë herë të tjera. Por vazhdimi nuk do i përngjasonte mbrëmjeve të zakonshme të çiftit, pasi për motive ende të paditura ajo do të vritej nga partneri.

Ngjarja bëhet akoma më tragjike, pasi mediat shkruajnë se viktima ishte në pritje të një fëmijë.

Ajo mori tre plagë me thikë në qafë, ndërsa autori u ndihmua nga shoku i tij për të fshehur trupin. Tanimë, të dy janë pas hekurave./vizionplus.tv/

Read Entire Article