Janë publikuar pamjet nga shpërthimi me tritol që ndodhi në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm dhe si pasojë pati vetëm dëme material.
Lexo edhe :
Related Posts
“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen. /vizionplus.tv