Filmi i shumëpritur “Maria” kushtuar jetës së Maria Callas u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe aktorja Angelina Jolie si protagoniste e tij u vu në qendër të vëmendjes. Jolie mbërriti në Lido’s Sala Grande me publikun që e priste nën masa të rrepta sigurie.
Pas përfundimit të kësaj historie vërtet mbresëlënëse kinematografike (personazhi i Callas është portretizuar përmes njerëzve më të afërt të saj) publiku e adhuroi Jolie-n duke e duartrokitur për 15 minuta, nga ku ajo nuk mundi të përmbajë emocionet dhe lotët.
Jolie shkëmbeu përqafime me regjisorin, producentin dhe bashkëpunëtorët. Publiku ishte po aq i prekur.
Angelina Jolie started crying during 8-minute standing ovation for "Maria" at Venice Film Festival. pic.twitter.com/Jf4N7AtOT8— Page Six (@PageSix) August 30, 2024