Vidhnin pajisje elektroshtëpiake në banesa të ndryshme, në pranga 2 autorët në Pgradec

7 months ago 21
Reklamë

Vihen në pranga 2 persona për veprën penale të vjedhjes, kryer në bashkëpunim në bashkëpunim.

Operacioni u finalizua nga komisariati i Pogradecit, pasi këta dy persona kanë kryer 3 vjedhje në qytet.

Sipas informacioneve, mësohet se D.K. 32 vjeç, dhe N.P. 35 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin, ruanin banesa dhe në momentin që brenda tyre skishte asnjë familjar, ata hynin dhe vidhnin pajisje elektroshtëpiake.

Të treja vjedhjet janë kryer brenda një periudhe një mujore, ndërsa disa prej këtyre pajisjeve janë sekuestruar nga policia.

Top Channel

Read Entire Article