Pas tetë orësh është arritur të vihet nën kontroll dhe shuhet zjarri i rënë në “Bllokun e fiqve”, në lagjen Uznovë në Berat.
Vënia nën kontroll e flakëve ishte e vështirë për shkak të terrenit dhe pamundësisë së futjes drejt zonës së zjarrit të mjeteve zjarrfikëse.
Lexo edhe :
Related Posts
Në ndihmë të zjarrfikësve të Beratit kanë shkuar edhe repartet zjarrëfikëse të qyteteve: Poliçan, Skrapar, Kuçovë e Dimal.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 40 ha me shkurre e bimësi dhe rreth 3 dylym me pemë frutore, fiq e ullinj. Konfirmohet që zjarrëvënia ka qënë e qëllimshme dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.