Vijon rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

2 months ago 35
Reklamë

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë.

Ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius./vizionplus.tv

Read Entire Article