Vlahoviç heroi i Juventusit, bardhezinjtë -2 pikë nga Interi, pa fitues Roma-Atalanta

8 months ago 14
Reklamë

Me barazimin që prodhoi dueli interesant i Olimpikos mes Romës dhe Atalantës u mbyll edhe faza e parë e kampionatit Italian.

Një rezultat i keq për të dyja ekipet në fakt, pasi nuk mundën ti afrohen vendit të katërt që mbahet nga Fiorentina, me vjollcët që ishin mundur të shtunën në fushën e Sasuolos.

Bergamaskët për të cilët luajti si gjithnjë titullar Berat Gjimshiti, kaluan shpejt në avantazh në minutën e  8 me anë të holandezit Kompeiners pas një pasimi të saktë të Mirancuk. Në të 33 protagonist për të ruajtur avantazhin e miqve ishte Berat Gjimshiti i cili në fund të një këmbëngulje të gjatë të Romës shmangu një gol të sigurt pas gjuajtjes së Karsdorp.

Në krahun tjetër ishte Rui Patrisuio që bëri mrekullinë duke mos lejuar De Ketelar të shënonte golin e dytë për DEAN. Pak çaste më vonë Roma i falë sërish Karsdorpit i cili fiton një penallti pas kontaktit në zonë nga Ruxheri.

Dybala nga pika e bardhë me penallti nuk gaboi. Në pjesën e dytë rastet për Skamaken dhe Scalvinin për Atalantën si dhe Dybala e Lukaku për vendasit nuk konkretizohen, ndërsa Murinjo si gjithnjë për protesta ndëshkohet me të kuq. Bergamaskët janë 3 pikë larg zonës Champions ndërsa kryeqytetasit 4 pikë larg.

Mbyllje perfekte e fazës së parë për Juventusin që mundi me përmbysje Salernitaten në transfertë 2 me 1. Tjetër sfidë mes drithërimash, me pak fat brenda dhe plot cinizëm për skuadrën e Alegrit e cila pas një pjese të parë nën tonus merr një gol pikërisht në minutën e  39 nga Maxhore.

I njëjti lojtari që lë vendasit me 10 lojtarë në minutën e  53. Është moment kyç i ndeshjes pasi Juventus përfiton dhe barazon pak më vonë me të riun Iling Xhunior.

Në mungesë të Kiezes ajo që nxjerr nga situate Juventusin është serbi Vlahovic i aftë për të shënuar një gol me shumë peshë në minutën e 91, gol që e mban skuadrën e  Alegrit të lidhur me 2 pikë distancë nga Interi i vendit të parë. /vizionplus.tv

Read Entire Article