Vranë rumunin, 30 vite burg për shqiptarin në Itali, dënohen edhe bashkëpunëtorët

8 months ago 49
Reklamë

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 vite burg nga drejtësia italiane. Së bashku me të u dënua me 21 vite burg një 30-vjeçar maroken, dhe me 4 vite e 2 muaj Antonio Sebastiano, i akuzuar për zhvatje.

Shqiptari bashkë me dy personat e tjerë akuzohen për vrasjen e 34-vjeçarit rumun Nico Hozu, i cili u gjet i pajetë pranë ish-restorantit La Fazenda natën e 24 gushtit 2021 dhe vdiq pas një muaji agonie në spitalin Baggiovara.

Një krim i kryer në ambiente të tregtimit të drogës, siç rezultoi nga hetimet.

Sipas hetimeve të kryera në atë kohë nga karabinierët, ka qenë i pandehuri shqiptar që ka vrarë të riun.

“Plani” djallëzor, megjithatë, ishte sajuar së bashku me marokenin, i cili atë natë e kishte joshur viktimën në një kurth, duke e thirrur në telefon pak para takimit.

Pas goditjes në kokë, 34-vjeçari mbeti i pajetë në asfalt. Fillimisht u mendua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti, por gjatë këqyrjes karabinierët kuptuan menjëherë se pas lëndimeve të rënda kishte diçka më shumë.

Menjëherë nisën hetimet që çuan në arrestimin e shqiptarit dhe bashkëpunëtorëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article