“Vrasësi i heshtur” rrezikon 1 në 3 persona, studimi zbulon shtimin e rasteve me komplikacionin e zemrës

6 months ago 24

Një studim i fundit i kryer në Danimarkë pas mbledhjes së të dhënave të mbi 3 milion pacientëve ka nxjerrë në pah rritjen e riskut nga fibrilacioni atrial, i cili është forma më e zakonshme e aritmisë kardiake.

Sipas këtij studimi të publikuar në revistën e njohur BMJ (Lexoni KËTU studimin), vitet e fundit është rritur rreziku që kjo lloj aritmie e zemrës të prekë deri në 1 në 3 persona, ndërkohë që më herët treguesit ishin më të ulët.

Studiuesit morën të dhënat e pacientëve duke nisur nga viti 2000 dhe i krahasuan ato duke dalë në përfundimin shqetësues. Mësohet se personat me riskun më të lartë janë ata që kanë diabet apo abuzojnë me alkoolin dhe duhanpirjen, diçka e njohur kjo edhe për sëmundjet e tjera të zemrës.

Çfarë është

Fibrilacioni atrial është forma më e zakonshme e aritmisë kardiake, pas ekstrasistolave. Shkaktohet nga impulset elektrike të krijuara nga qelizat specifike të muskujve të vendosura midis katër venave pulmonare dhe atriumit të majtë. Prek 1-2% të popullsisë në vendet perëndimore dhe frekuenca e saj rritet me moshën: prek rreth 5% të njerëzve deri në 65 vjeç dhe pothuajse 18% të njerëzve mbi këtë moshë. Në përgjithësi, meshkujt janë më të prekur se femrat.

Klinikisht, fibrilacioni atrial mund të klasifikohet si:

  • Paroksizmale (ndodh në episode që zgjidhen spontanisht brenda 1 jave);
  • Persistente (kur zgjidhet vetëm pas një ndërhyrjeje të jashtme);
  • E përhershme (kur nuk është e mundur të ndërhyhet ose kur ndonjë ndërhyrje është joefektive).

Shkaqet:

Shkaku kryesor i fibrilacionit atrial është një dëmtim i sistemit elektrik të zemrës. Kjo gjendje mund të varet nga sëmundje të tjera të zemrës si hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) ose sëmundja e arterieve koronare (mbyllja e një arterie koronare). Në disa raste shkaqet mbeten të panjohura.

Faktorë të tjerë rreziku janë mosha dhe gjinia: mundësia e zhvillimit të kësaj sëmundje rritet me rritjen e moshës; meshkujt janë më të prekur se femrat.Simptomat:

Ndër simptomat e fibrilacionit atrial, më të shpeshtat janë:

  • frymëmarrje e dëmtuar (dyspnea);
  • palpitacione;
  • dobësi;

Në disa raste, mund të ndodhin edhe dhimbje gjoksi (anginë) ose humbje e papritur e vetëdijes (sinkopa).

Diagnoza:

Diagnoza e aritmisë bëhet nëpërmjet një elektrokardiograme të thjeshtë ose në raste më komplekse nëpërmjet një studimi elektrofiziologjik. Ky i fundit konsiston në një studim elektrik të zemrës i aftë për të diagnostikuar si mekanizmin ashtu edhe vendndodhjen e saktë të aritmisë kardiake.

Read Entire Article