Armando Xheladini
Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një tjetër operacion kundër lëndëve narkotike dhe ka lëshuar 24 masa sigurie ditën e sotme, 12 korrik.
Vizion Plus mëson se 19 persona u arrestuan, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Masë sigurie është lëshuar edhe për 52-vjeçarin Armando Xheladini alias Jetnor Cenallari alias Armando Tarushllari, i cili ndodhet në burg.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetari Esido Barkaj ka siguruar foton e këtij të fundit.
Arrestimi i Xheladinit u bë më 21 maj të vitit të kaluar në Korçë pasi akuzohet për vrasjen e një 25-vjeçari në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008. Së bashku me Xheladinin u arrestua edhe Gëzim Latja.
Të dy akuzohen se në bashkëpunim vranë 25-vjeçarin Arjan Xhambazi nga Pogradeci.
Gjithashtu gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë Xhambazi u plagos dhe një person tjetër./vizionplus.tv