Vrau bashkëjetuesin e ish-gruas, Xhuliano Miho del para togave të zeza

4 months ago 24

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, Xhuliano Miho. Autori i vrasjes së 24- vjeçarit, Xhimi Bakaj, do të dalë pasditen e kësaj të diele para trupit gjykues me gjyqtar Vladimir Cjapin dhe avokat Niko Bega, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ku pas nje konflikti për motive të dobëta Miaj ka qëlluar tre herë me thikë 24- vjecarin i cili nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas burimeve policore shkak i kësaj përplasjeje fizike ka qënë divorci ndërmjet autorit dhe ish-bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë . Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 24-vjeçarin.

Read Entire Article