Gjykata e Apelit në Vlorë ka ulur dënimin për Rei Metën, i cili në gusht të vitit 2023 vrau biznesmenin Armando Meshau.
Apeli dha vendimin që Rei Meta të vuaj dënimin me 2 vite 3 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuaj 1 vit e 6 muaj burgim.
Kujtojmë që për djalin e anëtares së KLP Nurihan Seiti prokuroria kishte kërkuar 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyqtarja Dorina Stroka dha vendimin për ta dënuar me 3 vite burg, me akuzën për vrasje nga pakujdesia. Por pas apelimit të këtij vendimi, për Rei Metën është dhënë ulja e dënimit.
Çfarë ndodhi gushtin e 2023-it
Viktima Armando Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.
Inxhinieri që merrej me ndërtime në Vlorë, Armando Meshau pas debatit e goditi i pari me grushta Rei Metën, përpara se ky i fundit të kundërpërgjigjej me një seri grushtash ndaj viktimës.
Goditjet rezultuan fatale për Meshaun i cili gjeti vdekjen në vend.
Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm./vizionplus.tv