Është arrestuar në një aeroport në Greqi Geraldo Shehun 43-vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi në hotelin e tij në Dhërmi.
Shehu sipas informacioneve të para të siguruara nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, po tentonte të që arratisej edhe nga shteti grek, në drejtim të Anglisë, aty ku jetonte.
Viktima dhe autoi kanë qenë shok së bashku dhe prej pak kohësh ishin kthyer në Shqipëri, për të investuar në një biznes të përbashkët.
Eraldo Nevruzi aktualisht punonte si recepsionist në hotelin e vjehrrës së autorit Geraldo Shehu.
Trupi i të riut ende nuk është gjetur, ndërsa deri më tani janë shoqëruar në polici 29 persona. Disa prej tyre kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa në hotel u gjetën njolla gjaku.
Deri më tani është e paqartë nëse 31 vjeçari është vrarë brenda hotelit apo jashtë ambienteve./vizionplus.tv