Gazetati i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Esmerald Ballës, djalit që vrau babanë e tij, 62-vjeçarin Enver Balla në Shënavlash të Durrësit.
Dyshohet se Esmeraldi ka vrarë të atin me armë gjahu.
Lexo edhe :
Related Posts
Më pas ai ka hedhur trupin e 62-vjeçarit në një pus në tokën e familjes dhe ka shkuar në polici ku ka denoncuar zhdukjen e tij.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
Ndërkohë djali, kishte denoncuar në polici më datë 13 gusht se babai ishte larguar nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.
Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë. /vizionplus.tv