Zaimi: Kush përdor enë nën presion duhet të sigurohet

4 months ago 25

Restorantet, hotelet, shkollat, kompanitë e prodhimit, ato të transporti të bombolave etj., janë subjekt i vendimit për tu siguruar me detyrim, mbi riskun që ato ofrojnë. Behët fjalë për enë si bombola, kaldaja etj., të cilat kanë rrezik shpërthimi dhe dëmtimi. Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial i bën apel subjekteve që të marri masa për zbatimin e këtij vendimi të qeverisë.

Ne kemi parashikuar që të kemi një periudhë tranzitore, ku të shkojmë tek këto subjekte dhe t’i informojë lidhur me këtë detyrim të ri. Nga inspektimet tona na rezulton se në shumë raste subjekt kanë mungesë njohurish mbi detyrimet që ata kanë, ndaj pas përfundimit të sezonit turistik ne do të nisim nga inspektimet në terren lidhur me zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim ka për qëllim ofrimin e sigurisë ndaj palëve të treta për çdo të papritur“, – tha Sokol Zaimi, kryeinspektor i ISHTI-t, gjatë një interviste për  emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

Subjekt i këtij vendimi janë dhe institucionet shtetërore, si ato arsimore dhe shëndetësore, që përdorin kaldaja. Këto të fundit konsiderohen me një risk të ulët. ISHTI i kujton subjekteve që të pajisen me atë që quhet pasaporta e sigurisë, duke kolauduar mjetet që përdorin, duke i certifikuar ato nga  institucionet përkatëse, ndërsa instalimet elektrike që kryejnë të behën nga kompani që ofrojnë garanci.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article