Zelensky: Duam avionët francezë! Presidenti ukrainas i drejtohet parlamentit në Paris

5 months ago 18

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i cili ndodhet në Paris për përkujtimin e  ditës që shënoi fillimin e fundit të Gjermanisë naziste iu drejtua sot me një fjalim parlamentit francez. I pritur me ovacione dhe duartrokitje të gjata nga salla, Zelenski tha se agresioni rus në Ukrainë ka zhdukur paqen në të gjithë Europën.

“Ne po jetojmë në kohën kur Evropa nuk është më kontinent i paqes. Po jetojmë në kohën kur nazizmi po kthehet sërish, fatkeqësisht. Tani në Evropë qytetet sërish po shkatërrohen dhe fshatrat po bëhen hi”, tha presidenti.

Zelenksi falënderoi Francën për ndihmën ndaj Ukrainës për tu përballur me agresionit rus, ndërsa bëri thirrje për më shumë mbështetje.

“Avionët tuaj luftarakë të drejtuar nga pilotët ukrainas do të tregojnë se Evropa është e forte dhe e bashkuar nga vlerat tona të përbashkëta. Shpresoj se avionët që pamë dje në qiellin e Normandisë do të shihen së shpejti në qiellin mbi Ukrainë”, deklaroi presidenti.

E ndërsa lideri ukrainas fliste një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës franceze zgjodhën të mos ishin të pranishëm, duke e konsideruar paraqitjen e tij të papërshtatshme vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve evropiane.

Gjatë qëndrimit ne Francë, Zelensky u takua edhe me presidentin amerikan, Joe Biden. Kreu i shtëpisë së Bardhë i kërkoi falje Zelenskyt për vonesën  e ndihmave ushtarake amerikane pasi Kongresi priti 6 muaj për të miratuar paketen prej 61 miliard dollaresh

“Nuk je përkulur, nuk je dorëzuar fare, ti vazhdon të luftosh në një mënyrë që është  thjesht e jashtëzakonshme. Ne nuk do të largohemi nga ju.Kërkoj falje për ato javë që nuk e dija se çfarë do të ndodhte për sa i përket financimit”, tha Biden.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e falenderoi presidentin amerikan  për mbështetjen ndaj popullit të tij. Edhe një  ditë më parë kreu i shtëpisë së bardhë tha as SHBA e as NATO nuk do ta braktisin Ukrainën./vizionplus.tv

Read Entire Article