Zelensky: Situata në Kharkiv jashtëzakonisht e vështirë, por mbetet nën kontroll

4 months ago 23
Reklamë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se këshilli i tij i luftës ishte mbledhur në qytetin Kharkiv, kryeqyteti i rajonit kundër të cilit është përqendruar një ofensivë ruse në shkallë të gjerë.

Presidenti Zelensky tha se situata ishte jashtëzakonisht e vështirë, por nën kontroll.

“Deri më tani, situata në rajonin e Kharkiv është plotësisht nën kontroll”, tha Volodymyr Zelensky në Telegram, duke sqaruar se ndodhet në qytet me komandantët ushtarakë.

“Por zona mbetet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, prandaj ne po përforcojmë njësitë tona”, tha ai.

Kievi njoftoi më herët se përparimi ushtarak rus është ndalur në disa zona të rajonit ku Moska me një sulm të befasishëm arriti të sigurojë brenda pak ditësh përparimet më të mëdha territoriale në një vit e gjysmë. /vizionplus.tv

Read Entire Article