Më në fund, java e trete e qershorit është koha kur do të nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Rruga më e rëndësishme në vend prej kohësh është kthyer në stresin e qytetarëve, sidomos në fundjave dhe në sezon veror për shkak të fluksit që mban përtej kapaciteteve.
“ARRSH ka parashikuar dy procedura prokurimi për zgjerimin e Tiranë-Durrës. Ka përfunduar vlerësimi i kompanive konkurruese. Deri tani nuk ka ankimime. Brenda muajit qershor lidhet kontrata dhe nisim punimet për zgjerimin. Rruga Tiranë-Durrës ka lëvizje mbi 80 mije mjete në ditë, bashke me kompaninë do fokusojmë punën gjatë natës që të bëjmë hyrje-daljet në kantier të mjeteve të rënda dhe gjatë ditës do jemi në punimet për zgjerim”, tha kreu i ARRSH, Genti Gjyli.
Autoritet pranojnë se kjo rrugë e ka mbaruar ciklin e jetës. E parashikuar për 40 mijë mjete në ditë ajo mban dyfishin ndaj dhe rehabilitimi ndër vite nuk kanë patur
“Mundë të themi që është gati për një rehabilitim, i gjithë trupi ekzistues i rrugës. Do kemi ndërhyrje të thellë në trupin ekzistues, pasi kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës”, tha ai.
Po pse punimet në për rrugën më të rëndësishëm nisin në pikun e sezonit?
“Nëse në segmente e tjera do të bënte sens kjo pyetje, për Tiranë-Durrës është njësoj çdo ditë. Nuk ka periudhë me pak ngarkesë për këtë rrugë. E vjetmja formë është të fokusohemi gjatë natës për punimet”, u shpreh Gjyli.
Segmenti i parë ku do të ndërhyhet është 6 km, nga thesa e Kamzës deri në mbikalimin e Rinasit. Që kjo rrugë të rehabilitohet dhe zgjerohet në mënyrë të plotë do të duhen tre buxhete vjetore të autoritetit rrugorë, ndaj qeveria duhet ta ketë në prioritet e saj.
“I gjithë projekti kushton 250 mln euro në të dy kahet. Nëse do të kemi financim nga qeveria kjo rrugë mbaron për tre vite”, tha ai.
Situata është e ngjashme edhe për rrugën e Ndroqit. Edhe në këtë segment qershori do të jetë muajin i ndërhyrjes së punimeve. /vizionplus.tv