Zjarre nga Delvina, në Lurë, i nxehti dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve

4 months ago 44

Shqipëria vazhdon betejën me flakët  në të gjithë territorin dhe dy vatra zjarri janë ende aktive; e para  ne fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë dhe e dyta në zonën pranë liqeneve të Lurës.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se forcat zjarrfikëse së bashku me efektivët e forcave të armatosura po punojnë në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për shuarjen e zjarrit, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kishte përfshirë fshatin Kardhikaq në Finiq.

Në Lure, në fshatin Gurë-Lurë prej 3 ditësh flakët kanë djegur një sipërfaqe prej 50 ha me kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Dibër, të Agjencisë së Zonave të  Mbrojtura, të shërbimit pyjor Dibër dhe banorë të zonës, nuk është arritur që të shuhet vatra

Flakët  kanë djegur edhe një sipërfaqe prej 4 hektarësh me kashtë gruri  në fshatin Drithas, në afërsi të pyllit të Fazanëve, në bashkinë  e Maliqit. Por si rezultat i ndërhyrjes  se shpejtë te shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit është bërë e mundur  shuarja e zjarrit pa rrezikuar sipërfaqet e tjera./vizionplus.tv

Read Entire Article