Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv që ka rënë pasditen e sotme rreth orës 18:55 minuta në lagjen Qafëhardhi në qytetin e Shkodrës, pranë tregut të rrobave të përdorura.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla bën me dije se në ndihmë të zjarrfikësve të shumtë të MKZ Shkodër por edhe të bashkive fqinje, do të vijë edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.
“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi. Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes ???? helikopterit”,-shkruan Balla.