Zjarri në Shkodër, shkrumbohen 25 njësi tregtare! Flakët rrezikojnë edhe një shkollë

4 months ago 7

Si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër janë djegur 25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura.

Raportohet se zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe,  ndërsa raportohet se rrezikohet edhe një shkollë që ndodhet pranë.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.

Read Entire Article