Anglia-Zvicër, është dueli i parë i ditës së sotme në kuadër të çerekfinale të euro 2024.
Përballja e orës 18:00 është mjaft interesant dhe ndonëse në letër mund të duket favorite Anglia, realisht ecuria e të dyjave ekipeve deri tani në këtë kompeticion e bën këtë sfidë në realitet goxha të ekuilibruar.
Ishullorët kanë një ekip më kualitativ në letër, mirëpo në fushë në katër takimet e para nuk e kanë treguar sa vlejnë.
Hasën vështirësi në grupe përballë Serbisë, Danimarkës dhe Sllovenia, por edhe më shumë problem patën kundër Sllovakisë në 1./8, ku i shpëtoi një gol në sekondat e fundit në shtesës i Belingham.
Opinioni sportiv britanik e ka kritikuar fort trajnerin Sauth Gate për zgjedhjet që ka bërë ndeshje pas ndeshje, emrat dhe vendosjen e lojtarëve në fushë.
Lojtarë si Belingham, Kane, Saka apo Foden janë poshtë pritshmërive deri më tani dhe në ishull shpresojnë që ndaj Zvicrës ata të dalin në skenë, ndryshe do të jetë shumë e vështirë.
Helvetët treguan forcën e tyre sidomos ndaj Gjermanisë në fazën e grupeve dhe pastaj ndaj Italisë në 1/8. Janë një ekip j me yje, por shumë kompakt, skuadër agresive dhe me shpirt të lartë sakrifice.
Kanë një lider në mesfushë si Xhaka dhe dy lojtarë shumë të shpejtë në krahët e sulmit si Vargas dhe Ndoj.
Sa i takon organikave, tek anglezët mungon vetëm mbrojtësi Guehi për pezullim dhe në vend të tij luan Ezri Konsa, ndërsa tek zviceranët organika e plotë dhe pa problem për trajneri Murat Jakin./vizionplus.tv