Zyrtare/ FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026

7 months ago 24
Reklamë

FIFA ka përcaktuar tashmë se në cilin stadium do të luhet finalja e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të futbollit New York Giants dhe New York Jets.

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor. Kryeqyteti meksikan bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986.

🥁 The #FIFAWorldCup trophy will be raised in New York New Jersey!#WeAre26 pic.twitter.com/VIuAvYxOMV

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 4, 2024

Read Entire Article