LAJM I FUNDIT! “Gruan m’a vrau sedra… “, zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares që kreu vetëvrasje, çfarë deklaroi para policëve

6 months ago 220
Reklamë

Pas arrestimit, bashkëshorti i 41-vjeçares, që humbi jetën pas konsumimit të një sasie lënde helmuese, nuk ka pranuar të jetë shkaktar i vdekjes së të shoqes.

Xhemal Loka i ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese, fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social Tik Tok.

Ndërsa konfliktet me të i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po dhe distanca. Xhemal Loka ka qenë në burg në Francë për disa vite me radhë dhe pas lirimit nga burgu u kthye në shtëpi për t’u nisur sërish ilegalisht, sipas familjarëve të tij, drejt Greqisë për të punuar.

Ai u kthye më 27 dhjetor në shtëpi për festa, por sipas dëshmisë së njërit prej fëmijëve që atë ditë ka nisur keqtrajtimi i nënës. Ndërkohë në celularin e sekuestruar të Xhemalit u gjet një video me fyerje dhe kërcënime që ai i dërgonte gruas së tij.

Top Channel

Read Entire Article