VIDEO/ Rama merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris, pritet nga Macron

2 months ago 16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris.

Presidenti Macron ishte mikpritësi i këtij samiti që u organizua në kuadër të Lojërave Olimpike.

Kryeministri Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video nga momenti kur pritet nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Paris – Pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike”, shkruan kryeministri Edi Rama krah videos.

Lojërat Olimpike në Paris do të vijojnë deri më 11 Gusht. /vizionplus.tv

Read Entire Article