Biden: Vdekja e Sinwar, mundësi për fundin e luftës në Gaza

3 hours ago 30

Presidenti amerikan Joe Biden tha sonte se vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar është një mundësi për një zgjidhje politike në Rripin e Gazës pa grupin islamik në pushtet.

Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një 7 tetor tjetër, theksoi ai.

Lexo edhe :

Related Posts

“Yahia Sinwar ishte një pengesë e pakapërcyeshme për arritjen e të gjitha këtyre synimeve. Ajo pengesë nuk ekziston më. Por ne kemi ende shumë punë përpara”, tha presidenti amerikan në deklaratën e tij.

Biden tha se së shpejti do të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë për t’i uruar ata, por gjithashtu për të diskutuar se si do të kthehen pengjet në familjet e tyre dhe se si kjo luftë do të përfundojë një herë e përgjithmonë. /vizionplus.tv

Read Entire Article