Berisha zbardh skenarin nëse humb PD: Argita s’ka nevojë për lejen time

4 hours ago 80

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur dhe për të ardhmen politike të vajzës së tij Argita Malltezi.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse janë të vërtetë zërat se do ja lërë drejtimin e partisë vajzës së tij, Berisha tha se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Lexo edhe :

Related Posts

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A do të garojë për deputete Argita Malltezi në zgjedhjet e ardhshme?

Berisha: Argita Malltezi ëhstë aktiviste e PD, e cila ka të gjtiha të drejtat e aktivistëve të saj për të marrë pjesë ën çdo garë. Nuk ka asnjë arsye që ajo të më marrë leje mua q ë do garojë apo jo.

Borakaj: Nëse vitin e ardhshëm PD humbet zgjedhjet dhe do të qëndrojë për një mandat të 4 në opozitë, a do të largohet Sali Berisha nga drejtimi i PD?

Berisha: Ju po flisni për të pamundshmen. PD sot ëhstë krejt tjetër. Ju e patë se çfarë vitaliteti dëshmuan anëtarët e PD dhe opozita shqiptare, ju e patë se ata i rezistuan çdo përpjekjeje të mafies qeveritare shqiptare dhe ndërkombëtare për asgjesimin defacto të tyre dhe se si ata u ngritën ëi feniksi dhe sot janë në zenit. Pasi rezistuan një agresionib politik të paregjistruar ndonjëherë në histori, se grushtet e shteti bëhen kundër qeverive jo opozitës, tani ata janë në këmbë drejt fitores. Çështja e tyre ësgtë e drejtë, Rama ka bllokuar rotacionin.

Borakaj: Si i përgjigjeni ju zërave që pretendojnë që nëse humbisni në zgjedhje  drejtimin e partisë do ta marrë Argita Malltezi, duke e shndërruar kështu PD në një parti familjare?

Berisha: Asgjë të vërtetë nuk kanë këto.

Read Entire Article