“13 prokurorë u kërcënuan”, KLP: Përfituan mbrojtje ligjore pas sulmeve për shkak të detyrës

5 months ago 22

14 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të posaçme përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve. Këtë e pranoi Kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj për Komisionin e Ligjeve ku raportoi rezultatet e vitit 2023.

“Sa i përket Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorit, pranë këtij komisioni janë shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje të vecantë apo zgjatjen e e afatit të mbrojtjes së veçantë të prokurorit, nga të cilat, ka miratuar 13 prej tyre”, deklaroi Bazaj.

Kërcënimeve nuk i kanë shpëtuar as prokurorët e SPAK, diçka që nuk u fsheh as nga drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tri javë më parë kryeprokurori Altin Dumani në raportimin e insistucionit të drejtuar prej tij tha se kërcënimet kanë ardhur nga krimi i organizuar.

KLP gjatë vitit 2023, ka marrë gjithësej 406 vendime ndërsa ka emëruar 26 prokurorë të rinj të dalë nga shkolla e magjistraturës./vizionplus.tv

Read Entire Article