Pas meshës së shenjtë per lumnimin e dy klerikëve Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, e shënuar si një ditë historike për Kishën katolike shqiptare dhe besimtarët, Papa Francesku ka përshëndetur celebrimin e martirizimit.
“Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër u lumnuan dy martirët shqiptarë At Luigj Paliq, meshtar i Urdhërit të Fretërve Minorë dhe Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, dy viktima të persekucionit të egër diktatorial ndaj fesë e besimit. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë”, tha Papa.
E veçantë ishte prania e shumë besimtarëve katolikë dhe jo vetëm shqiptarë në sheshin “Shën Pjetrit”, që u evidentua edhe me pamjet që televizionet e mbarë botës paraqitën nga fjala e Atit të Shenjtë.