“21 Janari, avokati i Berishës: Shpresoj që SPAK ta nisë nga organizatorët e sulmit ndaj Kryeministrisë

3 months ago 29

SPAK vendosi të hapë një tjetër dosje të rëndësishme të pazbardhur të së shkuarës, atë të 21 Janarit 2011, kur në protestën e opozitës së kohës u vranë 4 qytetarë në Bulevardin para kryeministrisë. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur zyrtarisht hetimet për 3 vepra penale; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. Sipas vendimit të Arsyetuar që është zbardhur vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Lartë i kujtoi SPAK se është i detyruar që të zbardhë përgjegjësinë shtetërore.

Për këtë çështje u diskutua këtë të martë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku foli edhe Genc Gjokutaj, avokat i Sali Berishës. Ai u shpreh se çështja e 21 Janarit është hetuar deri në detaje, por vetëm në një drejtim, pasi sipas tij, nuk janë hetuar ata që kryen sulmin.

Kush e dha urdhrin në 21 Janar? Vangjeli: Basha duhet të kthehet në të penduarin e politikës
Gjokutaj shprehet se shpreson që SPAK t’i nisë hetimet nga organizatorët e sulmit ndaj kryeministrisë.

“Duhet të jemi mbështetës për zbulimin e të vërtetës objektive. Por çështja në fjalë ka një specifikë, kjo nuk është një çështje e pa hetuar dhe e pa gjykuar. Ajo është hetuar edhe për hir të përplasjeve politike, pasi na duhet të pranojmë se në të gjitha çështjet e mëdha juridike, politika është e përfshirë në të. Kjo çështje është hetuar deri në detaje nga Ina Rama, ish-prokurore e Përgjithshme dhe për këtë kanë ndihmuar me ekspertizë edhe amerikanët.

Kjo çështje ka mbetur pa hetuar sepse kjo çështje ka ecur në kundërshtim me teknikën juridike të hetimit. Në atë çështje janë hetuar vetëm mbrojtësit e institucionit të Kryeministrisë, nuk është zhvilluar asnjë hetim për organizatorët e atij sulmi, ku janë plagosur me dhjetëra gardistë dhe janë hedhur me tonelata inerte në oborrin e kryeministrisë. Unë shpresoj që SPAK ta fillojë që këtu: Kush ishin organizatorët? Kush ishte qëllimi? Çfarë kishin marrë përsipër organizatorët? Kjo në raport me dhunën dhe patjetër që çështja të veprojë me objektin tjetër”, tha Gjokutaj.

Read Entire Article