“21 Janari” në SPAK, Ngjela: Berisha e ka punën pisk, filmimet e kamerave të Kryeministrisë ruhen në Kaliforni

4 months ago 26

Avokati Spartak Ngjela, teksa ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për “21 Janarin”, thotë se të gjitha filmimet e asaj dite nuk janë të fshira. Sipas avokatit, filmimet e “21 janarit” nga kamerat e sigurisë nuk janë zhdukur dhe se janë të ruajtura në Kaliforni.

Dhe madje, sipas tij ato janë marrë dhe kanë dalë të gjithë urdhrat që janë dhënë për të qëlluar drejt proteuseve, ku 4 prej tyre mbetën të vrarë. Madje, Ngjela thotë se në pamje del edhe Berisha me kallashnikov në dorë.

“Këta të Saliut prishën serverët, zyra e kryeministrit kontrollohet nga serverët. I prishën se ishin injorantë, nuk e dinë që ato që të gjitha depozitohen në qendër që është në Kaliforni. Vajtën i morën dhe panë gjitha ato që kishte thënë Saliu, për urdhrin goditjen, janë atje. Kaloi kohë derisa ata e specifikuan që të jetë provë gjyqësore, ato do dalin. Ata që më kanë thënë mua në regjistrim del me kallashnikov në dorë. Ia kanë marrë ata, thanë ndale ndale, iku kishte rrjedhur nga koka. Nëse është e vërtetë do t’i shohim. Këta më kanë thënë mua, që mendojnë se e kanë parë. Ta shohim a do i nxjerrin ose jo.

Dolën provat për ish-kryeministrin dhe do hapet çështja. Çështja nuk është gjykuar në SPAK. Sipas ligjit të gjithë akuzat e personalieve të mëdha bëhet në SPAK. Dhe për faktin që ndërkombëtarët sollën provat, se ata i sollën, i mori SPAK dhe filloi çështjen”, tha Ngjela në Report Tv.

Read Entire Article