27-vjeçari sulmon me thikë dhe p*rdhunon shqiptaren në Greqi, tmerri që përjetoi 33-vjeçarja në duart e dhunuesit

3 months ago 22
Reklamë

Një 33-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në Omonia të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se një 27-vjeçar e  sulmoi me thikë, e përdhunoi dhe më pas e kyçi në një ndërtesë të braktisur.

Lexo edhe :

Related Posts

Rasti u zbulua disa ditë më parë, kur punonjësit e policisë që po patrullonin në rrugë dëgjuan thirrjet dhe britmat e një gruaje nga ndërtesa e braktisur.

Me tu afruar në ndërtesë, efektivët e policisë kuptuan se aty ndodhej një grua, të cilën e liruan, sapo hapën derën që ishte e kyçur me çelës.

Protothema.gr raporton se policët e getën shqiptaren në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike. 33-vjeçarja u gjet e lidhur në një krevat, me plagë në kokë dhe në trup.

Pasi e zgjidhën shqiptarja filloi t’u përshkruante policëve me detaje atë që kishte përjetuar.

Autori u identifikua fizikisht nga shqiptarja, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të ishte takuar në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij.

Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë të plagosur derisa u gjet nga policia./vizionplus.tv/

Read Entire Article