Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Vizion Plus mëson se një 30-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
“Pasditen e sotme, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin. 30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv