Ish-Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka bërë një propozim “bombë” sa i përket ndeshjeve të futbollit.
Ai ka kërkuar që të ndryshojë moduli i lojë, të mos luhet më me 11 futbollsitë në fushë por me 10-të.
Duke folur për “RMC” Platini tha se loja me 10 lojtarë do të krijonte më shumë hapësira në fushën e lopjës dhe do ta bënte edhe më interesante sfidën.
Siaps tij loja me 11 futbollistë u përcaktua në vitin 1900, por në atë kohë futbollistët nuk vraponin aq shumë.
“Ndoshta duhet të heqim një lojtar, të luajmë me 10 në fushë për secilën skuadër. Futbolli është luajtur me 11 futbollistë në vitin 1900, por atëherë lojtarët vraponin më pak se sot, kishin më pak fuqi, ishin më pak të shpejtë. Kështu që ndoshta do të ishte një gjë e mirë të zvogëlohej numri i lojtarëve, për të liruar hapësirë në fushë.“, deklaroi Platini.
Ish-futbollisti legjendar francez, mbajti postin e presidentit të UEFA-s nga viti 2007 deri në vitin 2015.