“38 televizore me ngjyra nga Zvicra në Shkodër”, Bujar Qamili kujton historinë epike të transportit

5 months ago 40

Këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur në Zvicër.

Në vitet ‘91, kur mbante koncerte jashtë Shqipërisë së bashku me grupin e tij, tregon se si i dhanë 38 televizorë dhuratë, të cilët duhet të silleshin në Shqipëri. Televizorët ishin dhuratë nga personi që kishte organizuar koncertet në Zvicër për të gjithë pjesëtarët e grupit.

Vështirësia më e madhe ishte te transportimi i tyre në Shqipëri.

Bujar Qamili: Në ’91, sa isha kthyer nga Zvicra, direkt shkova në SHBA.

Pranvera Borakaj: Ka dhe një histori të bukur aty në Zvicër më duket. Aty është historia e 36 televizorëve?

Bujar Qamili: Më trego të vërtetën kush ta ka thënë? (qesh)

Pranvera Borakaj: Hajt na trego pak.

Bujar Qamili: Ne ishim të gjithë pa përjashtim jo mirë nga ana ekonomike. Na u bë qejfi shumë që po shkonim në Zvicër. Para se të shkonim në Zvicër, na thirrën në Tiranë, në ministrinë e Punëve të Brendshme. Ishim në siklet, jo se do të bënim ndonjë gjë. U nisëm atje, unë me Bashkim Alibalin, e përshëndes se e du fort. I thashë po rrimë në dhomë bashkë. Bënim koncert, nami. Na jepnin nga dy franga në ditë, dietë. Dy franga asnjë gotë uji nuk bënte. Duhet të jepje tre koncerte në ditë të merrje një paketë cigare. Kur pas disa ditësh nga vjen një shkrim nga Shqipëria, gazetë. “Trupa e Shkodrës, Ansambli “Rozafa” i sjell shtetit 42 mijë dollar në natë”, thoshte shkrimi. I them Bashkimit, si ka mundësi. Kur ne filluam të bënimin tre koncerte në ditë ishin gati 120 mijë dollar. Ndërkohë ne me dy franga, ishte e tmerrshme. një ditë erdhi pronari që kishte organizuar koncertin. Bëmë një xhiro dhe rrugës më thotë Bashkimi “po ia hap muhabetin këtij”. Duke ecur rrugës me Hajdarin na tha “po si nuk merrkeni asnjë lekë”. Tha “unë doja t’iu bëja nga një dhuratë por nuk di çfarë”. I them unë na merr nga një televizor. “Po” thotë ai, “po sa veta”. 38 i them unë. Ishim në hotel një ditë, kur bie dera.

Uluni poshtë se ju kërkon Hajdari. Shohim ne një maune e madhe me televizora. I kemi shkarkuar të gjithë televizorat në tokë prej qejfit. I lajmërova të shtëpisë me telefon, na kanë dhënë televizor me ngjyra. Erdhi grupi, mori secili nga një. Mbaruam koncertet, erdhi dita të ktheheshim. Ne ishim me autobus dhe nuk na i nxinte autobusi gjithë ata televizora. Erdhi një shofer turk, mori një rimorkio dhe i futëm aty. Por rrugës ishte këputur karroca. Lajmëruam policinë, u kthyem mbrapsht. Kishim bërë 400 kilometra. Karroca fatmirësisht kishte ngecur 2 metra larg ujit./vizionplus.tv

Read Entire Article