Është mbyllur në barazim 1-1 kryendeshja e javës së 12-të e Premier League ajo mes Chelsea dhe Arsenal e luajtur në mitikun “Stamford Bridge”.
Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht “Topçinjtë”, të cilët nisën festën në minutën e 60’-të pas një goli nga Gabrieli Martinelli, mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 10 minuta më vonë “ylli” portugez Pedro Neto shfyrtëzon më së miri një asist të Enzo Fernandez, për të dërguar topin në rrjetë e si rrjedhojë për të “vulosur” shifrat” në 1-1.
Sfidat pa edhe dy gola të tjerë, atë të Declan Rice, në minutën e 32’-të për Arsenal dhe Nicolas Jackson në minutën e 78’-të për Chelsea, mirëpo golat rezultuan të dy të parregullt gjatë ndërtimit të aksionit, për shkak se ishin “offside”.
Falë këtij rezultati, Chelsea ngjitet në vendin e 3-t të tabelës, me 19 pikë, po aq sa “Topçinjtë” e Arsenal dhe skuadrat e Nottingham Forest dhe Brighton, por me një golavarazh më pozitiv.