40 vjet bashkë, Ylli Kalaja dhe Rakipe Karaj tregojnë historinë e tyre të dashurisë: Si lindën “shkëndijat” tona

3 weeks ago 21

Ylli Kalaja dhe Rakipe Karaj kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë që tashmë bën më shumë se 40 vjet.

Të ftuar në “Vizionin e Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti, çifti ka treguar si janë njohur dhe dashuruar me njëri-tjetrin.

Lexo edhe :

Related Posts

“Filli i dashurisë tonë është që në vitet 80 e deri tani, i thonë gati 40 e ca vjet, përveç disa vite të fshehura”, tregoi Karaj.

“Në Akademinë e Arteve u përforcua edhe më tepër. Rakipja ishte para meje në Akademi, kur shkova ishim të dashuruar të dy”, tha Kalaja.

Më tej ata treguan si u dashuruan me njëri-tjetrin teksa merrnin pjesë në festivalet e këngës në Laç.

“Njohja jonë, kam kënduar në festivalet e radios, Ylli ka qenë muzikant në Laç. Njiheshim që në shkollë të mesme, por kemi qenë thjesht shokë. Momenti i Laçit, ky më shikon mua, unë shikoj këtë aty lindën shkëndijat”, tha Karaj.

“E kishim parë njëri-tjetrin, në Laç u përforcua edhe më tepër. Rakipen e kishin marrë si këngëtare të ftuar. Aty u përforcua edhe më tepër. Kjo kishte mbështetje tek Ylli. Aty në Laç, në festival këngët e mia i këndonte Rakipja”, ka treguar Kalaja.

“Ishte ndër muzikantët më të mirë atë periudhë, por rastësia e solli që ky më pëlqeu si këngëtare. Përveç këngës, “ke këtë të bukur, ke këtë gjë të bukur” dhe aty lindën shkëndijat tona”, tha ajo më tej.

“Kur ishim në fakultet flinim në konvikt. Në orën 8 pa 20 unë e prisja Rakipen në rrugë dhe e bënim rrugën bashkë deri në Akademi. 5 minutëshi i pushimit të Akademisë ishte takimi ynë”, tregoi Kalaja. /vizionplus.tv

Read Entire Article